Mijëra serbë protestuan në Beograd të shtunën mbrëma kundër presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq dhe Partisë së tij Progresive Serbe (SNS), me kërkesa përfshirë lirinë e mediave, dhënien fund të sulmeve ndaj gazetarëve dhe figurave opozitare, dhe kundër një traktati sekret me Kosovën.

Protestuesit në Beograd kanë akuzuar Vuçiqin se po përgatit një zgjidhje të negociuar me Kosovën, kusht ky kyç për Serbinë që të anëtarësohet në BE.

Ja edhe reagimi i Presidentit Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq deklaroi se letra të cilën ia kanë dërguar organizatorët e protestës “1 nga 5 milionë” në të cilën i kërkohet të bëhet publik plani për Kosovën është “budallallëk”.

“Aq është idiote saqë nuk kam fjalë”, tha Vuçiq në Beograd, duke shtuar se nuk mund të humbet kohë dhe t’i përgjigjet liderëve opozitar, Draga Gjilas, Vuk Jeremiq dhe Boshko Obradoviq.

Ai ka thënë se ligjeratat për Kosovën mbajnë atë që kanë vendosur kufij ndërmjet serbëve.

“Ata vendos kufij ndërmjet serbëve në Jarinë dhe Bërnjak, e sollën vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër serbëve dhe në të mirë të shqiptarëve dhe çuan deri te pavarësia e Kosovës”, ka thënë ai.

“Nuk e kam ndërmend t’ju përgjigjem, vetëm i kanë shikuar dhe thosha – shko bëjë punën tënde dhe bëji gati këto masa të rëndësishme kundër kriminalitetit. Nuk mund të humbas kohë për Jeremiqin, Gjilasin, Obradoviqin dhe ekspertë tjerë”, ka thënë Vuçiq. /Ballkani.info

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme