Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se për çfarë arsyeje mund të heqë dorë nga taksa 100 për qind që Kosova vendosi ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. “Vendosja dhe heqja e kësaj takse do të thotë të ja kthesh tregun Serbisë një vendi që nuk na njeh. Kjo do të thotë që një vendi armik ti lëshojmë tregun, sepse vendet që na njohin nuk e kanë këtë taksë. Pezullimi i taksës mund të bëhet nëse organizohet një konferencë ndërkombëtare dhe të diskutohet për çështje të duhura”, ka thënë kryeministri, në një intervistë për Syri.net. “Ne do të pranonim heqjen e taksës në shkëmbim të njohjes”, ka thënë Haradinaj. Në të njëjtën intervistë, kryeministri Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë e prishjes së koalicionit qeverisës brenda javëve të ardhshme, si pasojë e mospajtimeve me partnerët e koalicionit lidhur me taksën. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryeministri Kurti ka pritur sod Specializantët nga Lugina Preshevës Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës sod u pritën specializantët e rinjë nga kryeministri …