Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës sod u pritën specializantët e rinjë nga kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi,ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, këshilltarja e kryeministrit për Luginë Ardita Sinani si dhe këshilltari i zv.kryeministrit Ragmi Mustafi.

Kyështë njoftimi i plotë i znj.Sinani për takimin me specilizantët:

Në ndërtesën e Qeverisë mirëpritëm e takuam kandidatët e regjistruar për shkollim specialistik në Republikën e Kosovës nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehëm mbështetjen tonë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se jemi duke trajtuar me seriozitet kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që ballafaqohen me diskriminimin shtetëror e sistematik në Serbi.

Specializantët shfaqën mirënjohjen e tyre për adresimin e shkollimit specialistik dhe përkrahjen e vazhdueshme të dhënë nga Qeveria.

Në vitin 2022, për herë të parë një Qeveri e Republikës së Kosovës ndau linjë të veçantë buxhetore për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Për vitin e ardhshëm buxheti për Luginën e Preshevës është paraparë të jetë tre milionë euro, një millionë më shumë sesa ishte sivjet.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme