Faqja Kryesore Botë Në Gjermani pengohet një sulm terrorist

Në Gjermani pengohet një sulm terrorist

1 Min e Lexuar
0
0
34

Sot në mëngjes policia gjermane arrestoi tre persona, të cilët janë shtetas të Irakut, të dyshuar se kanë planifikuar të kryejnë një sulm me bombë.

Zyra e Prokurorisë Federale ka kumtuar se ata janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë planifikuar sulm të motivuar me ideologji fetare islamike, transmeton Reuters.

Në komunikatë shtohet se sipas rezultateve preliminare të hetimeve, të dyshuarit ende nuk e kishin zgjedhur cakun e saktë të sulmit.

Në ueb faqen e “Spiegel” është publikuar se irakianët janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e Ditmarshenit në veri të vendit, transmeton AP.

Zëdhënësja e Prokurorisë Federale Daniela Kiss ka konfirmuar aksionin e arrestimit mirëpo nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Spiegel” pretendon se të arrestuarit janë Shain F., Hersh S. dhe Rauf S., për të cilët pretendohet se donin që prej mjeteve piroteknike të krijojnë një mjet shpërthyes, si dhe që detonatorin e kishin porositur nga Britania e Madhe.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë