Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli një ditë më parë u shpreh i bindur se demarkacioni do të kalojë në Kuvend. Edhe ambasadori Greg Delawie si dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova kanë bërë thirrje për miratimin e demarkacionit. Në ditën kur në seancë do të jetë në rend dite demarkacioni me Malin e ZI në Kosovë do të qëndrojnë për vizitë zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini dhe komisionarin për Zgjerim Johannes Hahn. Ndryshe, kjo është përpjekja e tretë e Kuvendit të Kosovës për mbajtjen e seancës për demarkacionin, pasi javën e kaluar ka dështuar mbajtja e dy seancave të parapara me këtë rend dite Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Disa persona merren peng në një barnatore në Karlsruhe të Gjermanisë Disa persona janë marrë peng tash e disa orë në një barnatore në Karlsruhe …