Ambasadori i Delegacionit Europian në Beograd, Sem Fabrici, gjatë ditës së sotme po viziton Komunën e Bujanocit, takimin e par e zhvilloi me kryetarin Shaip Kamberi më pasë vizitoi edhe KKSH-ën ku u priti nga Kryetari Mustafa.

Ambasadori Sem Fabrici, fillimisht është pritur në takim nga kryetari Shaip Kamberi, ku kanë biseduar për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë gjendjen politike në rajon, krahas bisedimeve Prishtinë – Beograd.

Gjithashtu në takim është biseduar edhe për mundësitë që Komuna e Bujanocit mundë të përfitoj nga grantet e ndryshme të Delegacionit Europian përmes programeve të ndryshme për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor.

Gjatë ditës, Ambasadori Sem Fabrici, do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjeve të subvencioneve për bizneset e vogla të financuara nga program EU PRO.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme