Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa priti në selinë e KKSH-së në Bujanoc Ambasadorin e delegacionit të BE-së, z.Sem Fabrici dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takimin me Ambasadorin z.Fabrici u diskutua për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kryetari Mustafa informoi z.Fabrici me planet dhe punën e KKSH-së drejt konsumimit të drejtave ligjore në fushat përkatëse dhe kërkoi ndihmën e tij për avancimin e çështjeve ende të pazgjidhura të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Vlen të theksohet se me Ambasadorin u shqyrtuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në të ardhmen. Like 0
Ky është personi i vrarë në Prishtinë Një person është vrarë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ndue Perlleshi”, rreth orës 17:00. …