Botë Dalin pamjet live nga Sulmi në Zelandë të Re (FOTO/VIDEO) Nga Wikiliks U postua 15/03/2019 2 Min e Lexuar 0 0 73 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re kanë ndodhur sulme me amrë zjarri. Nga këto sulme mbetën të vrarë 49 persona dhe të plagosur 48 të tjerë. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e përshkroi këtë si një nga “ditët më të errrëta” të vendit, transmeton Klan Kosova. Disa fotografi të publikuara nga BBC-ja tregojnë situatën se si është në Christchurch pas këtij sulmi: Christchurch është i bllokuar pas sulmit, oficerët ruajnë vendet rreth qytetit. Shkollat u mbyllën kur ndodhi sulmi. Prindërit i morën fëmijët e tyre vonë dikur pasdite. Dritarja e shkatërruar e veturës pranë xhamisë së Al Noorit. Sulmuesi i dy xhamive në Zelandën e Re ka filmuar vetën derisa ka kryer aktin terrorist dhe e ka hyrë drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Deri më tani nga sulmi kanë mbetur të vdekur 49 persona, njofton Klan Kosova. Në videon e publikuar shihet sulmuesi derisa vret besimtarët në xhami kur ata ishin duke kryer lutjet e tyre. Më poshtë videoja: Në vendin e ngjarjes kanë dalë autoritetet e sigurisë ku kanë arrit t’i arrestojnë katër persona të dyshuar për rastin, transmeton Klan Kosova. Kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern, e ka cilësuar këtë sulm si “një ndër ditët më të zeza për Zelandën e Re”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sinani: Samiu dhe Shqiprimi deri sa refuzojnë takimet me Qeverinë e Kosovës, takohen dhe i luten Qeverisë së Serbisë Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe ai i kuvendit Sami Salihu kanë …