Faqja Kryesore Botë “PËRSHËNDETJE VËLLA” – FJALËT ME TË CILAT VIKTIMA E PARË E PRITI TERRORISTIN NË XHAMI (VIDEO)

“PËRSHËNDETJE VËLLA” – FJALËT ME TË CILAT VIKTIMA E PARË E PRITI TERRORISTIN NË XHAMI (VIDEO)

2 Min e Lexuar
0
0
94

Personi i parë që u vra nga terroristi Brenton Tarrant në xhaminë e Christchurchit në Zelandë të Re, është duke u vlerësuar si një hero për fjalët paqësore dhe të guximshme – me gjasë të fundit – që ia tha vrasësit të tij, shkruan FoxNews.

Ai është parë duke qëndruar pranë derës së xhamisë, ndërkohë që terroristi ishte duke hyrë brenda. Besimtari u dëgjua në një prej xhirimeve duke i thënë terroristit “Përshëndetje vëlla”. Ndërsa ky i fundit e kishte qëlluar menjëherë për vdekje, përcjellë Insajderi.

Shumë njerëz reaguan në rrjetet sociale për këtë vitimë të tragjedisë së tmerrshme që la të paktën 49 njerëz të vdekur.

“‘Përshëndetje vëlla’, një fjalë doli nga një shpirt i pastër i mbushur me një besim të sinqertë. “Përshëndetje vëlla”, i kishte thënë një vrasësi me një armë. “Përshëndetje vëlla” tha ai duke menduar se është duke folur me një njeri me shpirt dhe ndenja. “Përshëndetje”, vëllait që e qëlloi për vdekje”, ishte një nga postimet më të komentuara në Twitter.

Videon +18 të terrorit në Zelandën e Re mund ta shikoni duke klikuar këtu.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë