Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mbi 20 plumba u qëlluan ndaj 35-vjeçarit Ferdinand Polia, pronari i një bujtine në zonën e Thethit. “Nardi i bujtinave”, siç njihej ndryshe 35-vjeçari, i cili ishte edhe punonjës në Administratën e Zonave të Mbrojtura, është qëlluar me armë teksa po udhëtonte me fuoristradë, së bashku me një person tjetër, në fshatin Grudë. Autori e ka ndjekur me motor dhe në një kthesë, ka hapur zjarr me breshëri. Personi tjetër që ishte në makinë, pronar i një servisi automjetesh fatmirësisht nuk është prekur nga asnjë plumb. Ka qenë ai që me një tjetër automjet e ka çuar drejt spitalit të Shkodrës. Nga këqyrja e trupit rezulton se 35-vjeçari ka marrë 18 plumba. 30 minuta pas krimit, policia ka gjetur pranë urës së Mesit një motor, që besohet se i përket autorit. Ende policia nuk ka një pistë konkrete për ekzekutimin, duke qenë se 35-vjeçari nuk ishte njeri problematik, apo i skeduar. Për shumë vite ka punuar në Itali, ndërsa disa vite më parë ishte kthyer në vendlindje për të hapur bujtinën e tij, e cila është një nder më të preferuarat në zonën e Thethit Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ardita Sinani: Komuna e Preshevës nuk po qeveriset, Po zhvatet Ish kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani pas votimit të ribalansit të buxhetit …