Mbi 20 plumba u qëlluan ndaj 35-vjeçarit Ferdinand Polia, pronari i një bujtine në zonën e Thethit. “Nardi i bujtinave”, siç njihej ndryshe 35-vjeçari, i cili ishte edhe punonjës në Administratën e Zonave të Mbrojtura, është qëlluar me armë teksa po udhëtonte me fuoristradë, së bashku me një person tjetër, në fshatin Grudë.

Autori e ka ndjekur me motor dhe në një kthesë, ka hapur zjarr me breshëri. Personi tjetër që ishte në makinë, pronar i një servisi automjetesh fatmirësisht nuk është prekur nga asnjë plumb. Ka qenë ai që me një tjetër automjet e ka çuar drejt spitalit të Shkodrës.

Nga këqyrja e trupit rezulton se 35-vjeçari ka marrë 18 plumba. 30 minuta pas krimit, policia ka gjetur pranë urës së Mesit një motor, që besohet se i përket autorit.
Ende policia nuk ka një pistë konkrete për ekzekutimin, duke qenë se 35-vjeçari nuk ishte njeri problematik, apo i skeduar. Për shumë vite ka punuar në Itali, ndërsa disa vite më parë ishte kthyer në vendlindje për të hapur bujtinën e tij, e cila është një nder më të preferuarat në zonën e Thethit

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme