Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, thotë se mbështet mbylljen dhe pezullimin e kazinove dhe lojërave të fatit në vend.

Haradinaj ka përshëndetur propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit lidhur me këtë çështje, ndërsa ka bërë të ditur se ka kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit.

“Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish.

Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme