Kombëtarja e Kosovës dhe Danimarkës do të përballën të enjten për ta zhvilluar ndeshjen miqësore.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nisë nga ora 19:00.

Bastoret e kanë favorizuar jashtë mase Danimarkën për këtë përballje, derisa vetë trajneri i kombëtares daneze e ka cilësuar si një “stërvitje” përballjen me Kosovën.

1.40 është kuota për të fituar Danimarka, ndërsa 7.00 për të fituar Kosova.

Kurse, 4.20 është kuota që kjo ndeshje të mbyllet në barazim.

Kosova shihet si Përfaqësuese në rritje dhe se mundësitë për ta mposhtur Danimarkën janë të pakëta.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport