Botë Meksikë: Një bandë kriminale rrëmbeu një njësi prej 11 policësh Nga Wikiliks U postua 02/04/2019 2 Min e Lexuar 0 0 37 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ky është momenti kur tre oficerë policie u detyruan të binin në gjunjë, pasi një bandë kriminale rrëmbeu një njësi prej 11 policësh jashtë rrugës në Meksikë lindore. Sipas mediave të huaja, agjentët e Policisë së Shtetit po patrullonin në qytetin e Juan Galindo, në shtetin e Puebla, kur u rrethuan pas një shkëmbimi zjarri në mes të një rruge, në orët e vona të pasdites së ditës së shtunë. Mediat lokale kanë njoftuar se policët sapo kishin përfunduar një operacion që kishte parandaluar një bandë nga vjedhja e një rafinerie të naftës në pjesën veriore të Puebla. Po sipas mediave, Qeveria meksikane ka qenë e përfshirë në një betejë të vazhdueshme me organizatat kriminale, të cilat gjatë dy viteve të fundit kanë përdorur vjedhje të naftës për të pasuruar veten. Që nga viti 2016, kompania shtetërore e naftës Petroleos Mexicanos, ose PEMEZ, ka pësuar një mungesë prej gati 7.4 milionë dollarë në karburantin e vjedhur. Vjedhja e naftës ka çuar gjithashtu në një luftë të hapur midis karteleve, duke lënë të vdekur një numër të bandave dhe njerëzve të pafajshëm. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nikola Sanduloviq : zbulon skenarin e tmerrshëm inskenimin e vrasjeve në Kosovë “Do të vritej një polic serb që të fajësohen shqiptarët Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, është mbajtur konferenca për media e organizuar nga …