Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Beogradi dhe Prishtina janë “një det” larg tejkalimit të ngërçit në dialog, dhe se vazhdimi i dialogut varet kryesisht nga Prishtina dhe presioni nga amerikanët, shkruan gazeta serbe “Novosti”. Ai gjithashtu iu përgjigj mesazhit të përfaqësuesve ndërkombëtarë të cilët treguan qartë se janë kundër ndryshimit të kufijve. “Nuk ka problem, Kosova është Serbi, kështu thuhet edhe në Kushtetutën tonë”, u shpreh Vuçiq. Vuçiq po ashtu shtoi se kjo ishte “një ide që mund të kishte çuar në një zgjidhje”, por se “nuk ka asgjë nga kjo pasi as shqiptarët dhe as gjermanët nuk duan”. Në vërejtjen e gazetarëve se Serbia duhet të tregojë unitetit dhe të përcaktojë se ku janë linjat e saj të kuqe lidhur Kosovën, Vuçiq tha se Serbia “e di se çfarë dëshiron”. “Unë mendoj se shqiptarët nuk e dinë se çfarë duan, ndërkohë që serbët për herë të parë e dinë këtë. Unë mendoj se shqiptarët po bëjnë gabimet që i kemi bërë në fillim të viteve 90”, tha Vuçiq. Në këtë intervistë për mediat serbe, Vuçiq gjithashtu i dërgoi një mesazh në Prishtinës duke thënë: “Çfarëdo që jemi, ne nuk jemi budallenj dhe është më mirë të dialogojmë 100 vjet se sa të luftojmë një ditë”,u shrpeh ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
A DO TË LËSHOJË PE LDK-JA NGA POSTI I PRESIDENTIT, FLET AGIM VELIUc Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka folur rreth postit të …