Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka folur rreth postit të presidentit dhe marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Veliu është pyetur se a do të lëshojë pe LDK-ja për t’i lëshuar rrugë formimit të qeverisë, ai është përgjigjur se ata janë duke biseduar për çështje parimore të LDK-së që nuk i konsiderojnë lëshuarje pe.

“Kurrë nuk e kam konsideruar si lëshuarje pe, këtu po bisedojmë për një çështje parimore të LDK-së ndërsa po shifet se pala tjetër këtë çështje nuk e ka si përparim vetë fakti që ata po përcaktohen se kush mund të jetë i pranueshëm kush nuk mund të jetë i pranueshëm për president”, ka thënë Veliu për Insajderin.

Tutje Veliu ka shtuar se kjo cfarë është duke bërë Vetëvendosje lidhur me postin e presidentit është punë pazari.

“…domethan kjo po del pak si punë pazari, pra për neve është çështje parimore posti i presidentit, prandaj është këtë moment nuk kemi emër por kërkesa jonë është që ta kem një zbatim në mënyrë që kur të vije koha Lidhja Demokratike e Kosovës ta propozojë një kandidatë i cili i plotëson kriteret kushtetueses për të qenë president edhe Vetëvendosja ta jep një zotim se do ta mbështet kandidatin e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Veliu.

Ndërkohë që Kryesia e Kuvendit ka konfirmuar se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet nesër prej orës 15:00

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme