Duke rrespekatuar masat e Covid 19 si distanca sociale, maskat etj është mbajtur sot kuvendi i dytë i Alternativës për Ndryshim.

Pikat e parapara për kuvendin e dytë ishin zgjedhja e kryetarit të partisë, organeve të partisë si Këshilli Qëndror, Kryesia, zgjedhja e Sekretarit të përgjithshëm si dhe 5 nënkryetarët e Alternativës për Ndryshim.

Me propozim të delegatit Amir Latifi dhe me përkrahje të mbi 2/3 e delegatëve prezent u votua me shumicë votash për kryetar partie z. Shqiprim Arifi, duke vazhduar edhe mandatit e dytë në krye të partisë.

Zëvendës kryetar i Alternativës për Ndryshim me shumicë votash u zgjedh z. Edmond Isufi, i cili vie nga dega e Bujanocit.

Nënkryetar të partisë u zgjodhën Valtina Nuhiu, Almin Shaqiri, Idriz Rexhepi, Anita Halili- Veseli, Gentiana Beluli- Memeti.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme sekretar i përgjithshëm u zgjodh z. Altin Boriçi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme