Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka një kohë që nuk e ka përmendur idenë e tij për korrigjimin kufitar me Serbinë. Lidhur me këtë deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka deklaruar se kjo temë nuk ka mbetur në hije pasi që sipas saj Serbia është e interesuar që të marr territor nga Kosova. Kësisoj deputetja e VV-së fajin e ka hedhur tek Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini që sipas saj ka pasur një rol negativ në procesin e dialogut. “Unë nuk mund të them që kjo temë ka rënë nën ujë. Ne e dimë që Serbia dëshiron të marrë territor nga Kosova e jo të japë, prandaj e kemi parë si një qasje shumë negative dhe argumenti ynë është që Thaçi nuk beson në integritetin territorial të Kosovës dhe që ky është në gjendje të bëjë gjithçka vetëm për veten e tij. Nuk po them që Thaçi është tërhequr nga kjo ide, sepse ai do të shikojë, madje siç kemi dëgjuar ne i vetmi projekt në tavolinën e Brukselit është ideja për shkëmbim territorial. Po ashtu mendoj që Frederika Mogerini ka pasur një rol mjaft negativ në këtë proces, madje ajo ndonëse konsiderohet si ndërmjetësuese mes dy vendeve në vazhdimësi ka anuar nga Serbia, edhe pavarësisht luftës së egër të Serbisë ndaj Kosovës asnjëherë nuk i kanë evidentuar këto dhe gjithmonë është fajësuar Kosova. Por sidoqoftë ne do ta kundërshtojmë këtë ide me protesta e demonstrata nëse ajo qëndron ende, sepse ne nuk falim territor”, ka pohuar ajo. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Njerëz të vdekur rrugve dhe banda të rrezikshme, jeta fatale në Venezuelë “Djemtë e Çmendur” të Venezuelës janë kthyer në persona mjaft të rrezikshëm, duke e …