Ministri i Mjedisit dhe planifikimit hapsinor në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z.Fatmir Matoshi, priti dje Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberin. Ky takim ishte vazhdimësi e takimeve të shumta që zyrtarë nga Kosova po i zhvillojnë me Kryetarin Kamberi. Në lidhje me takimin, Ministri Matoshi deklaroi:
„Komuna e Bujanocit do të ketë mbështetje në fushën e mjedisit

Sot gjatë ditës jam takuar me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me të cilin kam biseduar për sfidat në fushën e mjedisit në këtë komunë.

Gjatë këtij takimi kemi diskutuar edhe për krijimin e hapësira të gjelbra në Tërrnoc si dhe për pajisje me kontejnerë familjarë dhe kolektiv në komunën e Bujanocit.
Si Ministër i mjedisit, falënderova kryetarin Kamberi për angazhimin e tij në fushën e mjedisit ndërsa i premtova mbështetje të mëtutjeshme në të mirë të ambientit“ thuhet në deklaratën e Ministrit të Mjedisit dhe planifikimit hapsinor në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme