Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sonte (e martë) Juventusi pret Ajaxin në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në Amsterdam përfundoi me rezultat 1-1, rezultat që në ndeshjen e dytë lë të hapur shumë alternativa. Zonja e Vjetër këtë ndeshje do ta luajë pa dyshen e lënduar Giorgio Chiellinini dhe Mario Mandzukic, ndërsa në dyshim është Blaise Matuidi. Në anën tjetër Ajaxi ka udhëtuar në Torino pa Nicolas Tagliafico e skualifikuar, ndërsa nuk pritet të ketë mungesa tjera të rëndësishme. Më poshtë keni formacionet e mundshme: Juventus (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Ronaldo, Dybala. Ajax (4-2-3-1): Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Sinkgraven; Schone, De Jong; Ziyech, Van de Beek, Neres; Tadic. Like 0