Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Diplomati gjerman, Thomas Ossowski, ka qëndruar dje për një vizitë në Serbi, ku është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, e më të cilën kanë biseduar për rrugën e integrimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Gjatë këtij qëndrimi në Beograd, Ossowski në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Samitin e Berlinit dhe atë që pritet të mbahet në Paris, më 1 korrik të këtij viti. Ossowski ka thënë se të gjithë ata që kanë folur për një dështim të Samitit të Berlinit, duhet të kuptojnë që ai takim nuk ishte një raund i ri i bisedimeve, por vetëm një takim ku palët do të shkëmbenin idetë e tyre rreth situatës së krijuar. Ndër të tjera ai thotë se Samiti i mbajtur në kryeqendrën gjermane, ka qenë një tregues se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Gjermaninë dhe Francën. “Takimi në Berlin e konfirmoi se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për vendet tona. Diplomacia evropiane në fakt është ndërveprim ndërmjet shteteve anëtare. Ne e pamë këtë bashkëpunim me 29 prill”, ka thënë drejtori për Çështje të Bashkimit Evropian në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express. Ossowski thotë se ruajtja e komunikimit në diplomaci është një gjë shumë e rëndësishme dhe se një gjë e tillë ndodhi në Berlin. Ndërkohë teksa ka folur për Samitin e Parisit që do të mbahet më 1 korrik të këtij viti, Ossowski ka thënë se ai takim do të jetë një mundësi e mirë për të rinisur bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të cilat janë bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar dhe që, sipas tij, kjo bllokadë paraqet rrezik. “Stagnimi i dialogut për normalizimin e raporteve bart rreziqe të caktuara. Prandaj në fillim të korrikut në Paris do të mbahet një takim, që do të jetë përsëri një përpjekje për të rinisur dialogun e Brukselit, me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme, afatgjate dhe që do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. Gjermania dhe Franca e mbështesin formatin ekzistues të dialogut”, ka thënë Thomas Ossowski. Në Samitin e Parisit do të marrin pjesë vetëm përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e kancelares Merkel dhe presidentit Emanuel Macron. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Albin Kurtit i erdhi dita Kandidati i Lëvizjes Vetëvendsoje për kryeministër Albin Kurti, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka …