Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Feronikeli do ta përfaqësojë Kosovën në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info Kampioni i Kosovës do ta fillojë garën nga rrethi parakualifikues. Feronikeli, Linkoln Red Imps, Santa Coloma dhe Tre Penne janë katër skuadrat që kërkojnë të dalin triumfues në fazën parakualifikuese të kompeticionit elitar evropian për klube. Fillimisht me 11 qershor do të hedhet shorti, ku do të përcaktohen dy ndeshjet gjysmëfinale, kurse më pas fituesit do të luajnë në mes vete në finale dhe vetëm njëra do të luaj në kualifikime. Ndeshjet do të luhen nga 25 qershori deri me 28 qershor ku Kosova është organizatore dhe ndeshjet do të zhvillohen në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Like 0