Feronikeli do ta përfaqësojë Kosovën në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Kampioni i Kosovës do ta fillojë garën nga rrethi parakualifikues.

Feronikeli, Linkoln Red Imps, Santa Coloma dhe Tre Penne janë katër skuadrat që kërkojnë të dalin triumfues në fazën parakualifikuese të kompeticionit elitar evropian për klube.

Fillimisht me 11 qershor do të hedhet shorti, ku do të përcaktohen dy ndeshjet gjysmëfinale, kurse më pas fituesit do të luajnë në mes vete në finale dhe vetëm njëra do të luaj në kualifikime.

Ndeshjet do të luhen nga 25 qershori deri me 28 qershor ku Kosova është organizatore dhe ndeshjet do të zhvillohen në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

View image on Twitter
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport