Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në orët e para të mëngjesit, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takojë delegacionin e Bunestagut gjerman, të udhëhequr nga njëriu i afërt i kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, raporton Gazeta Express. Takimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, siç mëson Express pritet të fillojë në ora 08:00, derisa, pas vizitës në LDK’së, Beyer do të takohet edhe me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Për takimin ka bërë të ditur dje pas takimit me Këshillin e Përgjithshëm edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa. Kjo vizitë e Beyer po shihet si përpjekje për të pajtuar VV’në e LDK’në që të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicionin, tash kur të dy partitë kanë pezulluar takimet pasi që nuk po dakordohen për pozitën e presidentit./ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Betejën për mbështetjen e Luginës së Preshevës nga SHBA duhet ta fitojmë në Capitol Hill Udhëheqësit politikë nga Lugina e Preshevës kanë filluar një vizitë lobuese në SHBA. Deputeti …