• Magazina
Faqja Kryesore Lajme A do të kthehet ideja për korrigjimin e kufijve në tryezën e dialogut Kosovë-Serbi

A do të kthehet ideja për korrigjimin e kufijve në tryezën e dialogut Kosovë-Serbi

2 Min e Lexuar
0
0
21

Heshtja nuk e shuan idenë e korrigjimit të kufijve

Ndonëse ka kohë që nuk është përmendur në publik, korrigjimi i kufijve nuk po konsiderohet si ide e vdekur nga njohësit e rrethanave politike. Ata konsiderojnë se në rast të rifillimit të dialogut Kosovë – Serbi tema e ndryshimit të kufijve do të kthehet në tavolinën e bisedimeve.

Ideja për korrigjimin e kufijve ka kohë që nuk është përmendur as nga vetë ideatori i saj Hashim Thaçi. Që me ngecjen e dialogut Kosovë – Serbi ndryshimi i kufijve nisi të zbehet si ide, por me rifillimin e mundshëm të tij konsiderohet se korrigjimi do të kthehet në lojë.

Njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se për ta çuar deri në fund këtë çështje është investuar shumë nga presidenti, por edhe nga personalitete të niveleve botërore, kësisoj ndryshimi i kufijve do të jetë temë e pashmangshme në rast të rinisjes së negociatave me Serbinë.

Megjithatë, analistët nuk presin që bashkësia ndërkombëtare të lejojë kompromise të dhimbshme në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, sepse në të kundërtën do të përbënte konflikte e pasoja të mëdha në Ballkan.

Edhe pse janë bërë vazhdimisht thirrje nga bashkësia ndërkombëtare, procesi i dialogut nuk pritet të fillojë së shpejti, së paku jo deri në përbërjen e re të qeverisë, që do të dalë pas 6 tetorit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën