Botë Administrata Trump mbështet “100 për qind” presidentin e përkohshëm të Venezuelës, Juan Guaido Nga Wikiliks U postua 26/02/2019 3 Min e Lexuar 0 0 30 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Administrata Trump mbështet “100 për qind” presidentin e përkohshëm të Venezuelës, Juan Guaido, tha zëvendëspresidenti Mike Pence, pasi njoftoi për një ndihmë të re financiare për popullin venezuelas. “Ne qëndrojmë me ju, dhe së bashku me të gjitha kombet e mbledhura sot dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë me ju derisa të rivendosen demokracia dhe liria,” tha zoti Pence në një fjalim të mbajtur përpara Grupit Lima, pas një takimi trepalësh në Bogota të Kolumbisë me zotin Guiado dhe presidentin kolumbian Ivan Duque. Zoti Pence tha se presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, “duhet të largohet”, transmeton VOA. Gjatë qëndrimit në Bogota, zëvendëspresidenti Pence dhe udhëheqësit rajonalë diskutuan strategjinë për të shpejtuar largimin e Maduro dhe mënyrat e futjes në Venezuelë së ndihmave humanitare që po grumbullohen në kufirin e Brazilit dhe Kolumbisë, ku furnizimet e ushqimit dhe barërave janë të pakta. “Ne kemi vendosur sanksione në mbi më shumë se 50 zyrtarë të lartë, si dhe në kompaninë shtetërore të naftës Venezuelë, PDVSA, për të ndaluar miqtë e Maduro-s që të pasurohen në kurriz të popullit venezuelas”, tha zoti Pence, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vazhdojnë presionin financiar dhe diplomatik mbi regjimin e Maduro-s. Është privilegji im të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë 56 milionë dollarë shtesë për të mbështetur partnerët tanë në rajon, në ndihmë të popullit venezuelas”, tha nënpresidenti amerikan. Prej vitit 2015 së paku 2,7 milionë njerëz e kanë braktisur Venezuelën dhe kanë shkuar nëpër vende fqinje, e në mes tyre më shumë se një milion janë në Kolumbi, tregojnë të dhënat e KB. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Fjalimi i Vuçiçit në Kosovë promovoi një fantazi të rrezikshme Fjalimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë ngjante me një thirrje për paqe …