Botë Afganistani liron mbi 12 mijë të burgosur shkaku i koronavirusit Nga Wikiliks U postua 28/04/2020 2 Min e Lexuar 0 0 27 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka nënshkruar një dekret për lirimin e mijëra të burgosurve në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e Covid-19 nëpër burgje. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet ka shkuar në 1,828. Rritje e vazhdueshme e numrit të rasteve po shënohet në Herat, Kabul dhe Kandahar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express. Pas dekretit presidencial të publikuar të hënën, 12,399 të burgosur, të dënuar për krime të ndryshme, do të falen. Kjo shifër i shtohet 10,000 të burgosurve të tjerë, që tashmë janë në procesin e lirimit. “Të gjithë të burgosurit e liruar janë këshilluar të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre për së paku 14 ditë si masë parandaluese kundër koronavirusit”, tha Rashid Totakhail, kryetar i çështjeve të burgjeve. Wahidullah Mayar, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, tha të martën se 125 persona janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të kaluara në Afganistan, ndërsa një person ka vdekur. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pamje të frikshme nga aksidenti ku vdiqën 4 persona Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur p në Ferizaj, ku kanë mbetur të …