Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku raportohet për tre persona të vdekur dhe 40 të plagosur. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Athinë-Selanik , pranë zonës së Polikastros në dalje për në Evzonon. Në aksident është përfshirë një autobus turistik dykatësh me targa serbe me 78 pasagjerë, i cili është përplasur kokë më kokë me një veturë me katër pasagjerë. Tre pasagjerët e makinës janë gjetur të vdekur dhe i katërti është plagosur rëndë. Menjëherë pas përplasjes së autobusit me mjetin, një tjetër makinë ka përplasur mjetin, por pa të lënduar. Autobusi dhe një makinë përfunduan jashtë rrugës në një kanal. Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policia dhe zjarrfikëset, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Françeska Jaçe shfaqet e përsosur në fotosesionin e ri Françeska Jaçe ka “elektrizuar” Instagramin me fotografitë e publikuara së fundmi. Modelja nga Shqipëria …