Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Senatin e SHBA-ve, dy senatorët Joni Ernst dhe Gary Peters i janë drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë atje. Kështu ka njoftuar anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Faton Bislimi, në faqen e tij të Facebook. Ai ka paraqitur këtë letër me nënshkrimet e dy senatorëve. Në letrën e tyre, sipas tij, senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të hap temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe. “Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht – qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 — për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik”, ka shkruar Bislimi. Tutje, në letër kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia qysh më 2013. “Që nga ajo kohë, qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani. Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasur aspak progres,” thuhet në letër. Letra senatoriale vije pak muaj pas letrës kongresionale të Kongresistëve Himes e Torres, po ashtu për Luginën, drejtuar Sekretarit Blinken. Like 0
Me ftesë të Blendi Klosi kryetari Ramadani merr pjesë në kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë
Joshua nuk do të ndeshet me Pulevin në prill, rriten gjasat për superduelin ndaj Wilder Anthony Joshua nuk do të përballet me Kubrat Pulevin në Wembleyn më 13 prill, …