Faqja Kryesore Botë Alarm në Greqi, tanket turke “kalojnë” kufirin

Alarm në Greqi, tanket turke “kalojnë” kufirin

1 Min e Lexuar
0
0
23

Forcat tokësore turke kanë kryer një stërvitje të gjerë ditët e fundit në kufi me Greqinë duke futur në lëvizje një numër të madh tankesh.

Gjatë stërvitjes ata kanë simuluar kalimin e një lumi nga tanket e fuqishëm “Leopard2”, gjë që ka shqetësuar mjaft Greqinë, për faktin se thuajse i gjithë kufiri tokësor mes dy vendeve përbëhet nga një lum, raporton abcnews.al.

Bëhet fjalë për lumin Evros, kalimin e të cilit turqit e simuluan gjatë stërvitjes.

Ushtria turke ka publikuar pamje të momentit të ngritjes së një ure të lëvizshme në kohë rekord dhe kalimin sipër saj të disa tankeve të rëndë.

Një lëvizje e tillë është parë si provokim nga Greqia, pasi i vetmi vend me të cilin Turqia ndahet me lum dhe që duhet ta kalojë në rast lufte është pikërisht shteti helen.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë