Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se është i nevojshëm një Ligj i ri për Pagat në Sektorin Publik, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar këtë Ligj. Teksa doli nga objekti i Kuvendit të Kosovës të premten në mëngjes, ku shkoi për t’u regjistruar si deputet, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje foli për pabarazitë me paga ndërmjet punonjësve të sektorit publik. “Jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me që rast të gjitha ato që thuhen aty do t’i adresojmë, përndryshe unë besoj që kemi nevojë për një ligj të ri, në mënyrë që pabarazitë e ngelura të eliminohen”, deklaroi lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai tha se “edhe me ligjin e ri, shoferi dhe vozitësi i kryeparlamentarit e kanë rrogën më të madhe se drejtori i shkollës” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Solana mbështet korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Ish sekretari i NATO-së, i cili udhëhiqi bombardimet e NATO-s kundër Serbisë në vitin …