Kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se është i nevojshëm një Ligj i ri për Pagat në Sektorin Publik, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar këtë Ligj.

Teksa doli nga objekti i Kuvendit të Kosovës të premten në mëngjes, ku shkoi për t’u regjistruar si deputet, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje foli për pabarazitë me paga ndërmjet punonjësve të sektorit publik.

“Jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me që rast të gjitha ato që thuhen aty do t’i adresojmë, përndryshe unë besoj që kemi nevojë për një ligj të ri, në mënyrë që pabarazitë e ngelura të eliminohen”, deklaroi lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes.

Ai tha se “edhe me ligjin e ri, shoferi dhe vozitësi i kryeparlamentarit e kanë rrogën më të madhe se drejtori i shkollës”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme