Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Fuqitë perëndimore nuk po mund të merren vesh rreth zgjidhjes në mes të Kosovës dhe Serbisë sepse i kanë tri qëndrime të ndryshme, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. “Fuqitë perëndimore nuk po mund të merren vesh çfarë të bëjnë rreth problemit me Kosovën. As vet nuk e dinë se çfarë duan. Kur i pyes se çfarë duan, ata nuk e dinë. Ekzistojnë tri qëndrime për këtë çështje, dhe të gjitha i kanë të ndryshme, madje rusët e kanë qëndrimin e katërt”, ka thënë Vuçiq duke marrë pjesë në seancën e shtatë plenare të Konventë Kombëtare serbe për BE. Siç ka thënë, “fuqitë perëndimore nuk e kanë as idenë se çfarë të bëjnë me çështjen e Kosovës”. “Nuk di se çfarë do të ndodhë, mirëpo kur të marrë vesh do të dal me kumtesë. Kompromisi është, para se gjithash, zhvillimi ekonomik, shëndetësia e mirë dhe arsimimi i shkëlqyer”, ka thënë Vuçiq. Presidenti i Serbisë thotë se beson që politikanët dëshirojnë të gjendet zgjidhja e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Ndërsa shumica do të donte që zgjidhjen ta gjen Vuçiqi dhe pastaj për këtë ta godasin me hu në kokë, në mënyrë që t’i zgjidhin problemet e tyre politike. Pra, platformën e zgjidhjes do ta marrin të gjithë kur të jemi afër finalizimit të saj”, ka thënë Vuçiq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kështu ndodhi aksidenti ku u përfshi mbrëmë Albin Kurti Eskortës që po e shoqëronte mbrëmë Albin Kurtin i ka prerë rrugën një makinë …