“Sa i përket Kosovës, SHBA duhet të kenë qëndrim më të balancuar dhe të kenë kujdes për interesat e Serbisë”, e ka “këshilluar” Vuçiqi Uashingtonin.

Presidenti i Serbisë ka deklaruar se me zëvendës ndihmësin e sekretarit të shtetit të SHBA Matthew Palmer është pajtuar se vetëm me bisedime dhe respektim të interesave të popullit serb dhe atij shqiptar mund të vjen deri te ndonjë zgjidhje me Kosovën.

Duke iu drejtuar gazetarëve  pas takimit me diplomatin amerikan në Beograd, Vuçiq ka thënë se me Palmerin ka zhvilluar “një dialog shumë të hapur dhe konkret” mbi marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe arsyeve për ngecje të dialogut.

“Kemi biseduar se si së bashku të përpiqemi ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, mbi vendosjen e jetës së përditshme normale të serbëve në Kosovë. Pozitat tona janë të ndryshme, SHBA kanë njohur pavarësinë e Kosovës mirëpo absolutisht jemi pajtuar që vetëm me bisedime si dhe me respektim të interesave të serbëve dhe shqiptarëve mund të vjen deri te ndonjë zgjidhje”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se e ka lutur diplomatin amerikan të kuptojë nevojën e gjetjes së kompromisit me Kosovën, për të cilin po insiston Serbia.

“I kam thënë se nuk janë të vërteta pretendimet e perëndimit se Serbia po e shfrytëzon futjen e taksave për ta bllokuar dialogun. Nëse nuk jemi në gjendje që qeset me ushqim t’i bartim nga një pjesë e territorit tonë në tjetrën, për çfarë do të bisedonim”, ka pyetur presidenti i Serbisë.

Ai ka shtuar se i ka përsëritur Palmerit thirren për presidentin amerikan Donald Trump ta vizitojë Serbinë, duke pretenduar se “pak ka vende në botë ku Trumpi ka përkrahje aq të madhe sikur në Serbi”.

“Sa i përket Kosovës, SHBA duhet të kenë qëndrim më të balancuar dhe të kenë kujdes për interesat e Serbisë”, e ka “këshilluar” Vuçiqi Uashingtonin.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme