Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Karen Pierce ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk është kërcënim për rajonin, teksa i ka reaguar ambasadorit rus, Vasaily Nebenzya. Pierce, në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se nuk pajtohet me konstatimet që Ushtria e Kosovës është kërcënim për rajonin. “Kam marrë parasysh që ky zhvillim i forcave do të bëhet në dhjetë vitet e ardhshme dhe ky transformim nuk ndalohet nga rezoluta 1244”, ka thënë Pierce. “Kosova ka krijuar një forcë shumë etnike dhe Mbretëria e Bashkuar shpreh keqardhje për kërcënimet që kanë ndodhur që ky efikasitet të minohet. Ne nuk mendojmë se zgjerimi i mandatit të FSK-së do të jetë një kërcënim dhe në këtë pikë vlerësimet e disa zyrtarëve të lartë për përdorimin e forcës në Serbi nuk janë ndihmuese për paqen në rajon”, ka thënë ambasadorja e Britanisë së Madhe në OKB. Ambasadorja Pierce ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në Kosovë rrezikohet nga faktorë jashtë Kosovës, dhe jo brenda saj. “Pajtohem me një anëtar të Këshillit të Sigurimit se ka rrezik për përshkallëzim të situatës, por këto rreziqe mund të vijnë nga jashtë Kosovës dhe jo nga brenda saj”, është shprehur ajo. /Insajderi.com Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shënohet Dita Evropiane kundër trafikimit me njerëz Sot shënohet Dita Evropiane kundër Trafikimit me Njerëz, ku do të jenë të përfshirë …