Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se situata në Kosovë duhet të diskutohet siç ka ndodhur deri më tani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sipas saj, lufta diplomatike dhe bisedimet me aleatët po vazhdojnë.

Ajo për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se ka shumë gjëra që Serbia mund të bëjë direkt në lidhje me siç ka thënë “qëllimet e Londrës për të parandaluar mbajtjen e një seance të rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për gjendjen në Kosovë”, transmeton Klan Kosova.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Sigurisht që ne vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike dhe flasim me aleatët tanë të përhershëm para Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit, kështu që ne do të shohim se si do të përfundojëthotë shefja e Qeverisë së Serbisë.

Bërnabiq ka deklaruar se qëllimi i Londrës është “politikisht i pasinqertë”.

Duke komentuar deklaratën e saj se Shtetet e Bashkuara tani e kuptojnë më mirë pozitën e Serbisë, kryeministrja tha se “duket se tani ka një bashkëbisedues të gatshëm për të dëgjuar”.

“Shumë herë më është dukur, në historinë time të shkurtër në politikë, se përgjatë rrugës kam pasur bashkëbisedues që nuk kanë qenë të gatshëm për të dëgjuar, si të flisni me një mur. Këtu, megjithatë, ne kemi një administratë që më duket të jetë e hapur për të dëgjuar dhe ky është një ndryshim i madh për ne”, shtoi ajo,
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme