Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa gjatë ditës së djeshme ka qëndruar për vizitë në Republikën e Kosovës, me ç’ rast është pritur nga zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Fatmir Limaj.

Kryetari Mustafa prej së afërmi e njoftoi zv.Kryeministrin e Kosovës për ngjarjet dhe zhvillimet politike në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë për aprovimin e Deklaratës politike nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës në seancën e mbajtur më, 14 korrik 2018 në Bujanoc.

Zv.Kryeministri, z. Fatmir Limaj gjatë këtij takimi premtoi se qeveria e Kosovës mbështetë Deklaratën politike të përfaqësuesëve legjitim shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Gjat ditës Kryetari Mustafa takoi edhe nënkryetarin e Partis Social Demokrate z.Visar Ymerin me një grup deputetësh të të njejtës parti në mesin e të cilëve edhe nënkryetaren e kuvendit të Republikes së Kosovës Aida Durguti. Pastaj, kryetarin e grupit parlamentar të AAK-së z.Ahmet Isufi gjithashtu me deputeten e komisionit për arsim dhe në një takim të veçantë me Avni Klinakun ish kryetarin e Lëvizjes për Bashkim ku për së afërmi u njoftuan për ngjarjet dhe zhvillimet politike në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë për aprovimin e Deklaratës politike nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës në seancën e mbajtur më, 14 korrik 2018 në Bujanoc.

Gjatë këtyre takimeve kryetari Mustafa kërkoi që në saje të zhvillimeve në Republikën e Kosovës, posaçërisht parlamentin e saj dhe institucionet ekzekutive të kihet parasysh STATUSI politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës pikërisht në vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Nga këto takime të gjith bashkëbiseduesit u zotuan se maksimalisht do të angazhohen për një STATUS politik të Luginës konform vullnetit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e sidomos duke u mbështetur në parimet e reciprocitetit me të drejtat e serbëve në veri të Republikës së Kosovës.

Njofton Shërbimi për informim i PDSH-së

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme