Kancelarja gjermane, Angela Merkelit, deklaroi se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Kancelarja u pyet edhe për opinionin e Francës dhe Holandës.
“Nuk mund të flas për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun Gjerman”, ka thënë Merkel, shkruan Koha.mk
“Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”.