Pak para se të fillonte mbledhja e APNsë, e thirrur për të vendosur për kandidatin për deputet nga kjo parti në listën e APN-së, zëvendëskryetari i kësaj partie, Armend Aliu, ka reaguar duke e quajtur mbledhjen jolegjitime.

Aliu mes tjerash në reagimin e tij të postuar në facebook ka thënë se nominimi i deputetit nga vetëm 7 persona është denigrim i marrëveshjes së mbështetur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shwipërisë, Gent Cakaj.

Kundër Armend Aliut siç duket ka dalë kryetari i APNsë, Shqiprim Arifi i cili ka zgjedhur të heshtë dhe të procedojë me mbledhjen e cila po zhvillohet në këto momente.

PreshevaPRESS nga burimet e saja ka pranuar informacion se vetëm njëri nga tre kandidatët e mundshëm për deputet është prezent në mbledhje. Në mbledhje nuk po marin pjesë Armend Aliu dhe Qenan Kamberi, derisa Argjend Bajrami është pjesmarrës në mbledhje së bashku me 7 anëtarë të tjerë të APNsë.

Përveç kandidatit të mundshëm për deputet nga APN, Argjend Bajrami, në mbledhje janë prezent edhe Shqiprim Arifi, Altin Boriçi, Nizaqete Isahu, Gëzim Veseli, Gazmend Selmani, Dëshira Kamberi dhe Valentina Nuhiu.

Dipas po të njejtin burim, Alternativa për Ndryshim sonte është votuar që kandidat të APNsë për deputet në listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare janë Argjend Bajrami dhe Dëshira Kamberi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme