Zëvendësministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla po realizon vizitën e saj të parë zyrtare në Luginë të Preshevës.

Agjenda e saj filloi me takimin me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Kryetari Arifi e njoftoi nga afër ministren Gërvalla rreth situatës politike, sociale dhe asaj të zhvillimit ekonomik, si dhe diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve nga organet e Qeverisë qendrore në Beograd në fushat e arsimit, ekonomisë, shëndetësisë. Me theks të veçantë ishte çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë, si dhe mos njohja e diplomave të fituara nga Univerzitetet e Republikës së Kosovës.

Në fund të takimit, Gërvalla dhe Arifi u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve politike deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve.

Ministrja Gërvalla ka vazhduar takimin e saj me kryetarin e Kuvendit komunal të Bujanocit Enver Ramadani, e më pas do të vazhdojë takimin edhe me kryetarin e KKSh-së Ragmi Mustafa.

Gjatë orëve të pasditës, ministrja Gërvalla do të qëndrojë në Preshevë, ku do të realizojë takime të ndara me kryetaren e komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe me kryetarin e APN-së Shqiprim Arifin.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme