Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë duke përfshirë edhe presidentin serb po qëndrojnë në Selanik ku po diskutohet forcimi i bashkëpunimit për vendet e Rajonit. Vuçiq më herëtë deklaroi se në mesin e këtyre shteteve, dy prej tyre nuk e njohin Kosovën duke theksuar se ato duhet të vazhdojnë të kenë këto qëndrime. Presidenti serb si një nga problemet kryesore në Ballkan përmendi edhe raportet Kosovë-Serbi. Për zgjidhjen mes Prishtinës dhe Beogradit foli edhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov, transmeton lajmi.net. Ai tha se përkundër vështirësive, problemet mes dy shteteve duhet të zgjidhen. “Ne e trajtojmë Serbinë si anëtare të BE-së. Mbështetja është që të zgjidhet çështja me Kosovën, e dimë se është e dhimbshme, por kështu është më mirë për të gjithë”, deklaroi Borisov. Në këtë takim Greqia e Rumania i dhanë përkrahje Serbisë për anëtarësim në BE. Takimi i radhës mes tyre pritet të mbahet në Beograd. Like 0
THAÇI TAKOHET ME PRESIDENTIN TURK – ZOTIMI I ERDOGANIT PËR KOSOVËN Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka ofruar mbështetje Kosovës në shtimin e …