Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, në një deklaratë dhënë për portalin Bujanovačke në Bujanoc, ka deklaruar se APN, me asnjë çmim e në asnjë rrethanë nuk e përkrahë Shaip Kamberin për ta udhëhequr me listën shqiptare të kandidatëve për deputet. Kryetari i Degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti në një deklarim për portalin në gjuhën serbe Bujanovčke, ka thën se nuk bëhet fjalë për arbitraritet të Alternativës apo interesa personale, por ekskluzivisht për respektimin e kritereve dhe parimeve të vendosura në vitin 2020 gjatë formimit të listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”. “Nëse Alternativa për Ndryshim nuk zë vendin e parë në listën e përbashkët të partive shqiptare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nuk do të ketë listë të unifikuar shqiptare”, ka thënë kryetari i degës së kësaj partie në Bujanoc, Arbër Pajaziti për portalin Bujanovčke. Pajaziti ka deklaruar se bartësi i Listës i takon subjektit të tij politik, Alternativa për Ndryshim Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Palmer javën e ardhshme do të qëndrojë në Beograd Diplomati amerikan, Matheë Palmer do të marrë pjesë në Forumin e nëntë të Sigurisë, …