Faqja Kryesore Botë Ardhmëria e Sirisë nvaret nga takimi i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit të Rusisë Vlladimir Putin

Ardhmëria e Sirisë nvaret nga takimi i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit të Rusisë Vlladimir Putin

4 Min e Lexuar
0
0
18

Ardhmërinë e Sirisë në një masë të madhe do ta caktojë takimi i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit të Rusisë Vlladimir Putin, i cili, në dallim prej SHBA, ka një plan, shkruan CNN.

Menjëherë pasi presidenti i SHBA Donald Trump e lavdëroi marrëveshjen e SHBA dhe Turqisë mbi veriun e Sirisë, si “një ditë të madhe për civilizim”, euforia e Shtëpisë së Bardhë u përballë me një dush të ftohtët të turqve të cilët kanë refuzuar që këtë marrëveshje ta quajnë armëpushim. Vetëm disa orë më vonë ka pasuar sulmet ajrore dhe të artilerisë në veri të Sirisë, dhe forcat demokratike të Sirisë dhe kurdët e kanë akuzuar Ankaranë për shkelje të armëpushimit.

Edhe në Uashington edhe në Lindjen e Afërt kanë përshtypje se ky armëpushim nuk është marrëveshja e duhur, i cili skadon nesër, ditën kur presidentët e Turqisë dhe Rusisë do të bisedojnë në Soçi për ardhmërinë e Sirisë.

Një gjë është e qartë – atëherë bota do ta kuptojë marrëveshjen e vërtetë për atë se cila do të jetë ardhmëria e këtij rajoni jo stabil, shkruan CNN.

Gjithashtu është e qartë se ardhmërinë, në masë të madhe do ta caktojë presidenti rus dhe se Putini është “pronar i rrëmujës së atjeshme ushtarake dhe politike”.

Mirëpo, në dallim prej përpjekjeve të administratës së Trumpit që me diplomaci në momentin e fundit ta përfundojë gjakderdhjen të cilën vet e ka nxitur, fitohet përshtypja se Putini është njeriu i cili ka një plan. Rusia menjëherë ka filluar negociatat me kurdët dhe aleatin e saj kryesor, qeverinë e Assadit, duke arritur shpejtë marrëveshje me të cilën ushtria e Assadit mund të hyjë në rajonet kurde ku Damasku nuk ka qenë i pranishëm me vite të tëra.

Moska menjëherë e ka dërguar ushtrinë e saj të shërbej si tampon zonë në mes të turqve dhe forcave kurde dhe siriane. Si duke Moska e ka kuptuar gjithë rrezikun e situatës.

CNN konstaton e Shtëpia e Bardhë kurrë nuk do të mund të gjejë zgjidhje për situatën kaotike në verilindje të Sirisë, dhe se nëse vjen deri te çfarëdo marrëveshje, atë do ta arrijnë Putini dhe Erdogani por me kushtet e tyre.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë