Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i arsimit të Serbisë, Branko Ruzhiq, njoftoi se ky vit shkollor do të fillojë më 1 shtator në të gjitha shkollat në Serbi me intonimin e himnit kombëtar serb “Bozhe pravde”, kjo ka shtyrë kryetaren e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani te reagoj Jo himneve nëpër shkolla ! Të tërhiqet vendimi jolegjitim për himnin e Serbisë nëpër shkollq i cili do ti thellojë ndarjet e brendshme dhe antagonizmat rajonale. Ky është readimi i plotë i znj.Sinani Vendimi i fundit i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Serbisë, z.Branko Ruzhiq, që të intonohet himni i Serbisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor më 1 shtator, është jo vetëm vazhdimësi e përdorimit të forcës së ligjit për vendime jolegjitime, por edhe vazhdimësi e politikave të vjetra (neo)nacionaliste në emër të patriotizmit. Së pari, politikat për intonimin e himnit kombëtar nëpër shkolla janë dëshmuar edhe në vende më të paqtuara, se vetëm kanë thelluar ndarjet segreguese dhe kanë krisur kohezionin e brendshëm shoqëror. Duke pasur parasysh gjendjen shoqërore në Serbi dhe marrëdhëniet midis popujve në rajon, dihet se ky vendim do të prodhojë edhe më shumë antagonizma shoqërore brenda vendit dhe me vendet e tjera në rajon. Së dyti, i tillë si është, himni i sotëm i Republikës së Serbisë (sikurse stema dhe flamuri) nuk përfaqëson jo vetëm komunitetet joserbe të Serbisë, por edhe shumë qytetarë të etnisë serbe. Ai është përjashtues për shumë grupe të shoqërisë: etnike, kulturore, sociale, gjinore etj. Ministri z.Branko Ruzhiq ka mjaft vendime më të rëndësishme për të marrë. Që nga reformat e përgjithshme për më shumë cilësi në arsim e deri te trajtimi i barabartë në krijimin e kushteve normale të arsimit dhe edukimit për të gjithë qytetarët. Nxënësit e Luginës së Preshevës privohen ende nga tekstet shkollore dhe mësojnë me planprograme të papërshtatshme. Po ashtu, të diplomuarëve tanë nuk ju njihen ende diplomat e Kosovës, edhe pse Presidenti Vuçiq është zotuar për njohjen e tyre, së fundi në Marrëveshjen e Washingtonit, në prani të Presidentit së SHBA, z.Donald Trump. Në vend se t’ju zgjidhë këto probleme shtetasve të saj, kjo Qeveri tash ju thotë intononi himnin “Bože Pravde”!!! Sado që ky vendim duket edhe për konsum të brendshëm në funksion të shmangies së problemeve reale të qytetarëve; ai është edhe në frymën e mendësisë politike dhe kulturore të këtij pushteti, që po vazhdon politikat e vjetra me nocione të reja, si “srpski svet”. Ftojmë Qeverinë e Republikës së Serbisë të tërhiqet nga ky vendim i cili do të krijojë edhe më shumë probleme. Inkurajojmë bashkësinë ndërkombëtare, sidomos Bashkimin Evropian, që të kontribuojë në tërheqjen e këtij vendimi nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Serbisë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shkon në mbi 217,000 numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i viktimave të koronavirusit në tërë …