Këshilltarja e Kryeministrit Kurti znj.Ardita Sinani me rastin e ditës së Europës ka thën se BE-së nuk i duhet një Serbi që shkel të drejtat e pakicave dhe BE-së nuk i duhet një kali të trojes rus brenda saj.
Ky është shkrimi i plotë i znj.Sinani
RRESHTIMI I SERBISË ME EVROPËN TË VLERËSOHET EDHE ME DEMOKRACINË E BRENDSHME DHE TË DREJTAT E MINORITETEVE
Në Serbinë e sotme, Dita e Evropës, 9 maji, ka veçantinë e saj jo vetëm me pjesëmarrjen e sotme të ministrave të Qeverisë së Serbisë në manifestime të përbashkëta me zyrtarët lokal rus, ku jehon parulla: “Rroftë Putini!”.
Siç u dëshmua së fundi, çdo ditë e më shumë po ulet mbështetja për Bashkimin Evropian në Serbi.
Perëndimi nuk duhet të gaboj për të pranuar vende të reja që nuk janë demokratike.
BE-së nuk i duhet një kali të trojes rus brenda saj.
Dita e Evropës në Serbinë e sotme karakterizohet me mungesën e demokracisë dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve, sipas vlerave evropiane.
BE-së nuk i duhet një Serbi që shkel të drejtat e pakicave.
E këtu veçohet shtypja e diskriminimi shtetëror ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve në Serbi.
Pa përmirësimin e të drejtave nuk mund të ketë normalizim të marëdhënjeve Kosovë-Serbi.
Pa përmirësime në këto drejtime, Serbia vetëm ambicien deklarative zyrtare mund ta ketë evropiane,ka shkruar znj.Sinai
Urime Dita e Evropës!