Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti ka bërë të ditur, se nga Lajçak ka kërkuar që Marrrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që Bashkimi Evropian ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje.

“Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti në Twtitter.

Ndryshe, Lajçak ka deklaruar se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka diskutuar për hapat e mëtejmë të dialogut Kosovë-Serbi. Ai po ashtu ka paralajmëruar një takim të hënën,më 15 maj, ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtorit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme