Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Drejtori i shtëpis së shëndetit në Preshevë Driton Salihu merr fotot nga kamerat e siguria të instaluara në objektin e shtëpis së shëndetit dhe publikon në rrjetin social në facebook e që është shkelje flagrante e privatësis ku cak i sulmit ka qen ish kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani. Menjeher ka reaguar edhe vet kryetarja Sinani ky është reagimi i plot i kryetares Sinani Sot, menjëherë pas përfundimit të seancës së Kuvendit Komunal, pas fjalës time në të cilën adresova kritika udhëheqjes së Shtëpisë së shëndetit për mungesë të barërave dhe injeksioneve, drejtori i këtij institucioni në mënyrë të turpshme në faqen e tij të facebook-ut publikoi një foto timen ku unë dhe vjehrra ime është ulur, shihemi në koridorin e Ndihmës së shpejtë. Edhe më skandaloze është se kjo foto është marrë nga kamerat e sigurisë të instaluara në objektin e Shtëpisë së shëndetit. Publikimi i kësaj fotografie përveç se është shkelje flagrante e privatësisë, dëshmon edhe faktin se deri në çfarë mase arrin çmenduria e kësaj udhëheqje e ngjashme me stilin e funksionimit të sherbimeve famëkeqe shtetërore serbe. Për dallim nga ato shërbime ku kundërshtarët politik përcilleshin vetëm gjatë aktiviteteve të tyre politike, këta të pushtetit tonë oponentët e tyre politik i përcjellin e përgjojnë edhe në institucionet ku qytetarët kërkojnë shërim. I gjithë ky matrapazllëk ndodhi vetëm për shkak të një kritike të argumentuar në një fjalim timin. Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës, besoj tashmë jeni bindur se çfarë njerëz udhëheqin komunën tonë. Për më shumë, ky ishte edhe një mesazh për të gjithë ju, se çdo lëvizje e Juaja, madje edhe atëherë kur kërkoni shërim është e kontrolluar dhe mund të ju (keq)përdoret. Vazhdës së proceseve të montuara politike të prokurorisë serbe kundrejt meje, tashmë edhe publikisht po i bashkangjitet soji i ngjashëm shqipëfolës në komunë të Preshevës! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
400 mijë punëtorë të kualifikuar i mungojnë Gjermanisë Kompanitë gjermane po përpiqen të gjejnë punëtorë të kualifikuar për të rritur prodhimin. Instituti …