Sot, në Këshillin Kombëtar Shqiptar, po  qëndron për vizit Komiteti Këshillues i Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të përbërë nga Edita Ziobiene, Marie Hagsgard, Petter Wille, Jean-Etienne Kautzmann.

Gjatë takimit pjesëtarët e Këshillit të Evropës u njoftuan nga kryetari Ragmi Mustafa dhe bashkëpunëtorët e tij për sfidat dhe çështjet ende të pazgjidhura të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Çështje si, pasivizimi i popullsise, mospërfshirja e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore,problemet në arsim si mungesa e librave, mospërfillja e marrëveshjeve të mëhershme në mes të liderëve shqiptar dhe shtetit serb ishin tema të cilat u shtjelluan në këtë takim.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme