Botë Asnjë nga tetë opsionet për Brexit nuk marrin mbështetjen e deputetëve britanikë Nga Wikiliks U postua 28/03/2019 2 Min e Lexuar 0 0 37 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Asnjë nga opsionet e propozuara për Brexit nuk kanë siguruar mbështetje të qartë pas një votimi të përbashkët. Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, thirrjet për një doganë të përbashkët me BE-në u refuzuan nga 272 me 264 vota ndërsa një thirrje për një referendum për të miratuar ndonjë marrëveshje u hodh poshtë me 295 në 268 vota. Kështu, sekretari për Brexit-in, Stiven Barclay, ka thënë se rezultatet shihen si një sinjal se marrëveshja e tyre ishte “alternativa më e mirë”. Rezultatet përfunduan një ditë drame në të cilën kryeministrja britanike, Theresa May premtoi të dorëhiqet nga posti si kryeministre nëse marrëveshja e saj do të miratohej. Ndërsa pesë propozimet tjera – duke përfshirë mbështetjen për një dalje pa-marrëveshje, të ashtuquajturin “Plani për Tregun e Përbashkët 2.0”, një propozim për të qëndruar në Zonën Ekonomike Evropiane dhe një për të ndaluar procesin e Brexit duke anuluar nenin 50 – të gjitha nuk arritën të siguronin mbështetjen e shumicës së deputetëve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Hidhet shorti për çerekfinalet e Champions League dhe Europa League Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për të zbuluar ndeshjet çerekfinale të CHampions …