Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti aktual në Parlamentin e Serbis z.Shaip kamberi sot ju ka drejtuar me shkrim Qeveris në Beograd ku ka kërkuar ndërmarrje masash të menjëhershme, që të mos lejohet mosrespektimi i Konkluzionit të cilin e ka sjellë po kjo Qeveri, që Ata puntorë që rrezikuan shëndetin dje gjatë pandemis Covid-19, po i rrezikohet e drejta e tyre sot! Kjo është letra e plotë e deputetit Kamberi që i ka dërguar sot qeveris ne Beograd: Ata që rrezikuan shëndetin dje, po i rrezikohet e drejta e tyre sot Stafit shëndetësor në Preshevë të drejtën ua ka dhënë rrezikimi i shëndetit të tyre gjatë Pandemisë, nuk mund t’ua mohoj askush, asnjë agjendë a asnjë tendencë! Rreth problematikës së mospunësimit të personelit mjekësor të angazhuar përgjatë kohës së pandemisë Covid-19 në Komunën e Preshevës, ju drejtova sot me një shkresë Qeverisë në Beograd. Konkulzionin të cilin e ka sjellur Qeveria, që i gjithë personeli mjekësor që është angazhuar përgjatë kohës së pandemisë Covid-19 do të marrin vendim pune të përhershme ka qenë i mirëseardhur për të gjithë. Përderisa i njejti ka gjetur zbatim në komunat e tjera, i njejti po ngec në Preshevë. Rreth kësaj KËRKOVA ndërmarrje masash të menjëhershme, që të mos lejohet mosrespektimi i Konkluzionit të cilin e ka sjellë po kjo Qeveri. Moszbaitimi vetem ne Preshevë i ketij Konkluzioni ngrit pyetje të shumta, se perse e njejta nuk po realizohet vetëm në Komunën me mbi 90% shqiptarë? A është kjo me prapavijë politike? Cila është arsyeja e vërtetë në këtë rast? Rastin në fjalë, sikur çdo rast të seciles padrejtësi e diskriminim ndaj shqiptarve të Luginës do e ndjekim deri në epilogun perfundimtar, e për këtë do t’i jjoftoj edhe përfaqësuesit ndërkombëtar. Të drejtat e fituara te zbatohen! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ndërron jetë themeluesi i Ligës së Kampionëve, Lennart Johansson Ka ndërruar jetë ish-presidenti i UEFA-s, Lennart Johansson, në moshën 89-vjeçare. Ai ishte njeriu …